Projekti gjigant i qeverisë ku është e përfshirë Dafina Zeqiri: Vehbi Kajtazi zbulon detaje pse ajo përkrahu Kurtin

Gazetari Vehbi Kajtazi ka zbuluar detaje të reja nga projekti i MCC për energjinë me bateritë, projekt që kushton 250 milionë dollar.

Ai në emisionin e tij me Visar Ymerin ka thënë se Dafina Zeqiri dhe burri i saj, Kreshnik Gjergji, janë të përfshirë me një pjesë të këtij projekti.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse ajo përkrahu Albin Kurtin gjatë fushatës zgjedhore për 28 dhjetor.