Lim Hoti, i cili aktualisht është pjesë e Big Brother VIP Kosova, ka deklaruar brenda shtëpisë, se prej një viti nuk ka parë djalin e tij. Kjo fjali ka rikthyer në vëmendje një reagim të fortë të bërë më herët nga ish-bashkëshortja e tij ne vitin 2019, këngëtarja Albëresha, me të cilën Lim Hoti ka një djalë
Ne ate kohe, pas disa postimeve të Lim Hotit në rrjete sociale, ku ai shfaqej me të birin dhe shprehte mallin për të, Albëresha reagoi publikisht, duke e cilësuar këtë sjellje si “të shtirur” dhe për sy të publikut. Në një deklaratë të gjatë, ajo rrëfeu versionin e saj të historisë, duke theksuar se, sipas saj, Lim Hoti nuk ka qenë i pranishëm në jetën e fëmijës, as emocionalisht dhe as financiarisht.
“Është hera e parë që shprehem në këtë mënyrë dhe po e bëj sepse çdo gjë e ka një limit. Është e trishtueshme për mua që ta them publikisht se djali im nuk ka pasur asnjë mbështetje nga i ati, qoftë edhe financiarisht. Është e lehtë të postosh një foto dhe të thuash se të mungon, por ti nuk ishe pranë tij kur tha fjalën e parë, kur ishte i sëmurë, kur kishte nevojë për gjithçka,” – shkruante Albëresha.
Ajo shtonte gjithashtu se, sipas saj, ndërsa për jetën personale dhe argëtimin kishte shpenzime, djali ishte lënë pa përkujdesjen e duhur.
“Djali im është i zgjuar, inteligjent dhe i rrethuar me dashuri nga familja ime. Atij nuk do t’i mungojë asgjë”
Tashmë, me Limit brenda shtëpisë së BBVK dhe me deklaratën e tij se “kam një vit pa e parë djalin”, këto fjalë të ish-bashkëshortes janë rikthyer në qendër të vëmendjes, duke hapur sërish diskutime për raportin e komplikuar mes ish-çiftit dhe marrëdhënien e Lim Hotit me të birin.

