Rinumërohen rreth 45% e votave – ja si qëndron rezultati deri tani

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë rinumëruar 44.66%, transmeton Klankosova.tv.

Sipas këtyre rezultateve, LVV ka marrë 48% të votave, PDK 23.84%, LDK 10.11% dhe AAK 2.99%.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, KQZ ka njoftuar se procesi i rinumërimit të votave është përmbyllur plotësisht në 9 komuna.