Xhuli dhe historitë e saj me futbollistët nuk po marrin fund! Sipas saj, ajo ka marrë aq shumë vëmendje nga sportistët e huaj sa që edhe Ronaldo ia ka kërkuar numrin e telefonit, e Benzema e ka ftuar në ditëlindjen e tij. Madje, thotë ajo, për këtë të fundit ka edhe foto… por deri tani askush nuk i ka parë!
E ndërkaq ronaldon e kishet refuzuar se nuk ishte shqiptar dhe se nuk përputheshin në mendime e vlera.
Xhuliana duket se ka qejf të kalojë kohë edhe me futbollistët kosovarë… përveç Amir Rrahmanit! Kapiteni i Kombëtares u zemërua aq shumë nga një veprim i saj sa që nuk u rezervua aspak: e quajti “shuëm femër e ulët”! Pasi sipas tij, Xhuli i kishte dërguar mediave një foto të tyre… për t’u bërë më e famshme.
Xhulin e kemi parë shpesh në stadium, sidomos në ndeshjet e Kombëtares shqiptare. Për shumëkënd, të shohësh kombëtarën nga afër është një ëndërr vështirë e realizueshme, por jo për Xhulin!ajo ka deklaruar se për të mjafton një telefonatë dhe ulësja brenda stadiumit sigurohet