Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i kushton vëmendje jo vetëm angazhimit politik, por edhe formës fizike. Së fundmi, në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi ku Kurti shihet në ambientet e një palestre, duke sinjalizuar se ka nisur fitnesin.
Pamja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar për ndryshimin në stilin e jetesës së kryeministrit, duke e parë këtë hap si një përpjekje për më shumë balancë mes shëndetit dhe detyrave të ngarkuara institucionale.
Nuk dihet nëse kjo është një rutinë e rregullt apo një nismë e re personale, por fotografia ka ngjallur reagime të shumta pozitive, me qytetarë që e përshëndesin kujdesin për shëndetin dhe aktivitetin fizik.
