Grida Duma nuk i bën gjërat rastësisht dhe sonte, mes rreshtave të një bisede për rritjen personale, duket se dha lajmin që qarkullon nën zë prej javësh në Tiranë.
Në podcastin e saj me Bora Zemanin, moderatorja foli hapur për një fazë “pastrimi” dhe “çlirimi”, duke theksuar se për herë të parë nuk ka ndjerë asnjë siklet të lëshojë njerëz apo situata nga jeta e saj.
“Jo çdo lëshim është humbje,” tha ajo, një frazë që godet në shenjë. Kjo deklaratë merr kuptim të plotë kur kujtojmë se javë më parë, Prive By Liberta Spahiu pikasi e para se Grida kishte hequr nga Instagrami partnerin e saj, Ervin Salianjin.
Edhe pse politikani tashmë ka lënë qelinë dhe i është rikthyer lirisë, duket se kjo nuk e ka shpëtuar raportin e tyre.
Përkundrazi, fjalët e Gridës se “vjen një pikë ku nuk investon më përtej vetes” tingëllojnë si një lamtumirë publike dhe elegante për një histori që, me sa duket, tashmë i përket së shkuarës / Prive By Liberta Spahiu.