Dafina Zeqiri zbulon sekretin e madh: Si humbi 45 kilogramë pas lindjes

Dafina Zeqiri ka lënë pa fjalë ndjekësit me transformimin e saj mbresëlënës pas lindjes.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja ka treguar rezultatet e një disipline të rreptë, duke u shfaqur në formë perfekte fizike.

Ajo ndau një foto që i habiti të gjithë me mbishkrimin: “6 muaj pas lindjes. -45kg”.

Ky ndryshim drastik brenda një kohe kaq të shkurtër dëshmon përkushtimin e madh të Dafinës për rikthimin e linjave të saj. Dafina kishte rrëfyer që po ushtron normalisht gati cdo ditë dhe po kujdeset për ushqimin: Nuk e ka hequr sheqerin komplet, por e ka minimizuar shumë.

Ky postim është kthyer në një dozë të fortë motivimi për shumë gra që përballen me sfidën e humbjes së peshës pas shtatzënisë. /Prive By Liberta Spahiu