Elijona, a je këtu? Klodi zbulon kërkesën e prindërve për partneren e tij

Një rrëfim mjaft personal ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Gjatë një bisede me Kushtrimin, Klodi ka zbuluar dëshirën e madhe dhe të pandryshueshme të prindërve të tij: që ai të martohet me një vajzë shqiptare.

Prindërit më thonë gjithmonë me u martu me nji shqiptare, të kupton ma ndryshe në çdo aspekt,” u shpreh Klodi, duke theksuar se përtej kërkesës së familjes, edhe ai vetë e vlerëson shumë mirëkuptimin që ofron një partneren me të njëjtën kulturë.

Ajo që e bën këtë deklaratë mjaft interesante është fakti se Klodi ka një lidhje jashtë shtëpisë me një vajzë italiane, prej së cilës mori edhe një telefonatë gjatë një Prime.