E turpshme! Rogerti kalon çdo kufi duke prekur vd*kjen e vëllait Gjestit, nuk përmbahet Dj Gimbo: O i pafytyrë…

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” është shënuar një tjetër përplasje e fortë, këtë herë mes Rogertit dhe DJ Gimbos, një debat që u konsiderua nga banorët dhe publiku si një tjetër tejkalim i kufijve njerëzorë.

Gjithçka nisi kur Rogerti iu drejtua Gimbos me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe shumë të ndjeshme, duke i thënë:

“A po ma tregon si ndodhi aksidenti i vëllait të Gjestit se nuk e kam lexuar. Dua ta di si histori?”

Kjo deklaratë shkaktoi menjëherë revoltën e Gimbos, i cili reagoi ashpër dhe me tone të larta, duke e konsideruar të papranueshme përfshirjen e një tragjedie familjare në lojë televizive.

“Ti mendon se do flas unë për këtë temë para kamerave? O i paftyrë, ti nuk je në vete. Ti prek familjen e dikujt, te një fëmijë 15-vjeçar,” – i bërtiti Gimbo Rogertit, duke treguar qartë indinjatën e tij për mënyrën se si po trajtohen temat personale brenda shtëpisë.

Debati u përshkallëzua shpejt, ndërsa banorë të tjerë u përpoqën të qetësonin situatën, duke e cilësuar pyetjen e Rogertit si provokuese dhe jashtë çdo etike. Edhe në rrjetet sociale reagimet nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës e kanë akuzuar Rogertin se po përdor vazhdimisht familjet dhe tragjeditë personale si mjet për të ndezur konfliktet.

Kjo përplasje vjen pas një sërë debatesh të ngjashme ku Rogerti është përfshirë me disa banorë, duke shtuar edhe më shumë tensionet në shtëpi dhe thirrjet e publikut për masa nga produksioni.