Mbrëmjen e sotme, Saunita ka konfirmuar publikisht se ka qenë e fejuar për katër vite. Ajo zbuloi se partneri i saj ka qenë Emrini, vëllai i politikanit Ramiz Lladrovci.
Sipas saj, fejesa ka marrë fund, por ndarja nuk ka qenë konfliktuale.
Saunita theksoi se mes tyre vazhdon të ekzistojë një raport i mirë dhe respekt i ndërsjellë, duke treguar se kanë mbetur në marrëdhënie korrekte pas përfundimit të lidhjes, shkruan Kosovarja.
