Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment të veçantë nga përditshmëria e fëmijëve të saj.
Këngëtarja ka publikuar një foto ku Ajka, vetëm 7 vjeçe, shfaqet duke shoqëruar vëllain e saj Amen deri te dera e shkollës.
Në mbishkrim Xhensila shkroi për dashurinë dhe përkujdesjen e motrës së vogël, duke e përshkruar si “roje të madhe të zemrës së Amenit”, pavarësisht moshës së saj të vogël.
Ajo thekson se këto janë mëngjeset e tyre, që për të kanë një domethënie të veçantë dhe të përjetshme.
“Dora e vogel qe kujdeset si e madhe, Ajkushi vogel 7 vjeç, por zemra motres qe s’njeh moshe. Bashke deri te dera e shkolles. Motra e vogel, roje e madhe e zemres se Amen. Kto jan mengjeset tona gjithmone e pergjithmone”, shkroi ajo.
