Këshilltari i Osmanit tregon gjithçka: Ja prapaskenat e bisedës mes Trump, Ramës dhe Presidentes

Kreshnik Çollaku, këshilltari i presidentes së Kosovës, ka shpjeguar në një lidhje me emisionin “Kjo Javë” nëse ka patur një koordinim për fjalimet mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai shpjegoi se arsyeja pse Osmani nuk mbajti fjalën ishte shkurtimi i kohës si pasojë e agjendës së ngjeshur të presidentit Trump.

“Takimi është shkurtuar në mënyrë të përshpejtuar nga një listë e gjatë folësish, në këtë orë është në udhëtim në shtetin Georgia, për shkak të zgjatjes së shumë fjalimeve, disa nga ata folës që kishin qenë në Davos, u la për një radhë tjetër”, tha Çollaku.

Çollaku tregoi dhe bisedën e supozuar pas momentit të firmosjes së Bordit të Paqes, mes presidentit amerikan, Osmanit dhe Ramës.

“U desh që një pjesë të fjalimeve të liheshin. Çështja e Hagës ka marrë vëmendje ndërkombëtare, nuk ka dallime në këtë pikë të shqiptarëve, të shpresojmë që drejtësia ta shohë në këtë formë. Është zgjedhja e tij, dhe biseda pas fjalës, kjo ka qenë dhe tema e bisedës mes Trump, Osmanit dhe Ramës”.