Hyrja surprizë e Luiz Ejllit për vetëm dy ditë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” shkaktoi një “tërmet” të vërtetë mes banorëve, të cilët nuk ishin në dijeni të misionit të tij.
Ai që e përjetoi me më shumë frikë dhe tension këtë prani ishte padyshim Rogerti, i cili u duk hapur se u ndje i kërcënuar nga profili i fortë i Luizit.
Në pamundësi për ta përballuar me argumente apo sportivitet, Rogerti zgjodhi rrugën e sulmeve verbale.
Ai shpërtheu në një fjalor mjaft të ulët dhe degradues ndaj Luizit, duke i drejtuar ofendime dhe kërcënime të rënda fizike: “O legen, o bixhozxhi, o debil, ta nxjerr shtyllën kurrizore jashtë, o zhuls.”
Pas këtij episodi shokues, e gjithë vëmendja e publikut u zhvendos te spektakli “BBVIP Fan Club”. Në studio ishte e ftuar pikërisht bashkëshortja e Rogertit, e cila do të përballej me moderatoren e programit, Kiara Titon – e cila, siç e dimë të gjithë, është bashkëshortja e Luizit.
Tensioni në ajër pritej të ishte i lartë dhe të gjithë menduan se Kiara do të mbante një qëndrim të akullt apo edhe do ta vinte në vështirësi atë pas fjalëve të rënda që Rogerti tha për bashkëshortin e saj.
Por, në një kthesë krejtësisht të papritur, habit veprimi i Kiarës!
Duke treguar një nivel të jashtëzakonshëm profesionalizmi, qytetarie dhe empatie, ajo la mënjanë inatet e lojës.
Kiara u tregua mjaft njerëzore, duke i dhënë një përqafim të ngrohtë bashkëshortes së Rogertit për ta qetësuar, teksa i tha fjalët: “Të shoh shumë të tensionuar.”
Ndërsa në fillim të hyrjes së saj, teksa po e prezantonte gruan e Rogertit, Kiara u shpreh: “Burrat tanë nuk është se shkuan shumë mirë në BBVIP, por ne do tregojmë që jemi gra të forta dhe bashkëpunuese”.
Ky moment ka marrë menjëherë vlerësimin e publikut në rrjetet sociale, duke treguar qartë se pavarësisht “luftës” dhe fjalorit që ndodh brenda katër mureve të shtëpisë, jashtë saj mund dhe duhet të triumfojë mirëkuptimi dhe respekti mes familjarëve që nuk kanë faj për veprimet e banorëve.