ZBULOHET NUSJA E MONIKËS? Djali i Monika Kryemadhit në krah të këngëtares së njohur: Ja kush është bukuroshja që i mori zemrën

Monika Kryemadhi mbetet padyshim një nga personazhet më të komentuar të këtij viti.

Edhe pse të gjithë prisnin që ajo të tërhiqej pas gjithë turbullencave në politikë dhe ndryshimeve në jetën e saj familjare, Monika bëri të kundërtën.

Ajo po e zotëron mjaft mirë rolin e opinionistes në Big Brother VIP, një rikthim që nuk pritej, por që po i funksionon mjaft mirë.

Por pyetja është: Kush është kjo artiste që ka fituar zemrën e djalit dhe simpatinë e Monikës?

Epo përgatituni sepse emrin e saj e njihni të gjithë! Burime të “Prive” konfirmojnë se partnerja e Besarit është këngëtarja e njohur nga Shkupi, Kanita!

Këngëtarja, e cila njihet për zërin e saj potent dhe stilin mjaft diskret, është në një romancë shumë të shëndetshme me Besarin prej kohësh.