Gjatë intervistës së tij në emisionin “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo nuk u ndal vetëm te përjetimet e tij personale, por zbuloi edhe reagimin e mikut të tij, Gjestit, lidhur me romancën e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
I pyetur nga moderatoret nëse Gjesti e ka mbështetur lidhjen me Selinën që në fillim, ish-banori pranoi hapur se qasja fillestare e tij nuk ka qenë pozitive.
Megjithatë, ai sqaroi se ky perceptim është transformuar plotësisht pasi ka parë përfshirjen e Gimbos në këtë raport.
Për të shpjeguar këtë ndryshim mendimi, ai theksoi:
“Normal që ka ndryshuar mendim. Se ai e pa si jam unë, deshi s’deshi e ndryshoi mendimin. Tani e mbështet shumë.”
Kujtojmë se pas eliminimit nga gara këtë të martë, Gimbo ka shpenzuar kohë pranë mikut të tij, Gjestit, i cili vetëm pak ditë më parë la ambientet e paraburgimit.
Ndërkohë, Selina vazhdon rrugëtimin e saj e vetme në formatin televiziv, duke mbetur një nga personazhet më të komentuar të ditëve të fundit.