Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania 5 nuk ishte për ata me zemër të dobët. Një nga protagonistet më të forta dhe më të përfolura të këtij sezoni, Brikena, përfundoi rrugëtimin e saj në një moment kritik, vetëm pak ditë para finales së madhe të 18 prillit. Përballja “kokë më kokë” me Rogertin i mbajti të gjithë para ekranit, por në fund ishte ky i fundit që preu biletën e shumëdëshiruar si finalisti i katërt.
Mbështetja e saj nuk ka vonuar asnjë sekondë sapo mori telefonin në dorë. Që prej orës 4 të mëngjesit, i vetmi postim origjinal në Story-n e saj në Instagram, përpos një lumi ripostimesh, i dedikohej ekskluzivisht betejës së Mateos për çmimin e madh.
