Gjesti ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditës së djeshme, jo vetëm për aspektin profesional, por edhe për atë familjar. Para lansimit të projektit të tij më të ri (EP), ai ka hyrë “Live” në TikTok me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Gimbon, dhe mijëra fansa që po e ndiqnin për të festuar ditëlindjen e tij.
Ndonëse fansat prisnin vetëm detaje rreth muzikës së re, Gjesti kishte rezervuar një surprizë shumë personale. Për herë të parë, krah tij u shfaq i fejuari i motrës së tij, Blerinës. Artisti nuk ngurroi ta prezantonte atë me shumë krenari para ndjekësve, duke u shprehur në video: “Qiky është dhëndri”.
Prania e dhëndrit u shoqërua me një atmosferë shumë pozitive dhe festive. Edhe Gimbo, e përshëndeti prezencën e tij duke shtuar me shaka dhe gëzim: “Erdh dhëndri”.