Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Dea Michelle, ka ndarë me ndjekësit një moment të pazakontë dhe aspak të këndshëm që ka ndodhur në familjen e saj.
Përmes një InstaStory, Dea zbuloi se mamaja e saj është përplasur me makinën e vëllait të saj, duke krijuar një situatë tensioni dhe paniku mes familjarëve.
“Sot mami përplasi vëllain. Dmth makinë me makinë. Unë nuk postoj për familjen por disa gjëra ja vlejnë të mbahen mend”, shkroi ajo krahas fotos së publikuar nga brenda automjetit.
Edhe pse Dea e ka treguar me nota humori, situata duket se ka qenë mjaft e sikletshme për familjen, pasi një përplasje mes dy makinave të drejtuara nga familjarë të afërt nuk ndodh çdo ditë.
