DY TË FUQISHMIT E AMERIKËS ZBARKOJNË NË KOSOVË! Alarm në Prishtinë: Ja çfarë pritet nga takimi me Kurtin

Dy kongresistë amerikanë, republikani Keith Self dhe demokrati Suhas Subramanyam, do të qëndrojnë sot fillimisht në Serbi, ku pritet të vizitojnë edhe Luginën e Preshevës, zonë me shumicë shqiptare, pastaj edhe në Kosovë.

Në Beograd, ata do të takohen me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Preshevës. Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cilësoi vizitën si “moment historik për Luginën”.

Vizita vjen pas një nisme në Kongresin amerikan, ku në janar u miratua një projektligj që kërkon nga Sekretari amerikan i Shtetit një raport për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Sipas regjistrimit të vitit 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, duke qenë pakica e katërt më e madhe në vend. Lugina e Preshevës, që përfshin Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, shpesh përmendet në raporte ndërkombëtare si zonë e izoluar dhe e lënë pas dore.

Ata do vinë edhe në Kosovë, në Prishtinë për tu takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Takimi pritet të jetë në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe mbrojtjes.