Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndërmarrë një tjetër hap në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga situata politike në vend.
Kurti u ka dërguar këtë të mërkurë ftesa të reja për takim kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të AAK-së, Ardian Gjini.
Ftesat vijnë vetëm pak orë pas tensioneve të mëdha të regjistruara në Kuvendin e Kosovës, ku mes deputetëve të partive politike pati debate të ashpra dhe u raportua edhe për përplasje fizike.
Kurti kërkon takime të ndara me liderët opozitarë
Sipas burimeve të Euronews Albania, kësaj radhe Kurti ka zgjedhur t’i ftojë veç e veç tre liderët opozitarë.