PLASIN EMRAT E PARA PËR BBVK 5! /Zbulohen dy personazhet e njohura që pritet të ndezin shtëpinë më të famshme në Kosovë

Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” ka nisur të ngjallë interes ende pa u hapur zyrtarisht dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Në rrjetet sociale dhe media kanë filluar të qarkullojnë emrat e personazheve që mund t’i bashkohen edicionit të ri. Mes emrave që po përfliten së fundmi janë këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu dhe Kaltrina, e njohur për publikun edhe përmes imazhit të saj si “profesorja”.

Vjollca Haxhiu është prej vitesh pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe një emër i njohur për publikun. Nga ana tjetër, Kaltrina ka marrë vëmendje veçanërisht në rrjetet sociale, ku është komentuar për paraqitjet dhe imazhin e saj.

Profilet e ndryshme të dy personazheve kanë shtuar kureshtjen rreth mundësisë që ato të bëhen pjesë e kastit të “BB VIP Kosova 5”.

Megjithatë, emrat e tyre mbeten në nivel raportimesh dhe spekulimesh, pasi deri më tani nuk është bërë publik një konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e tyre.