E FUNDIT/ Del para gjykatës shoferi që aksidentoi Laurent Krasniqin – fjalët e tij befasojnë

Shemsi Llugaliu, i akuzuar për aksidentin ku humbi jetën Laurent Krasniqi, deklaroi në seancën fillestare se nuk ishte në gjendje të shprehej lidhur me fajësinë, pas leximit të aktakuzës.

Avokati Naim Rudari kërkoi shtyrjen e seancës deri në përfundimin e një ekspertize të re të komunikacionit. Prokurori Malart Kuçi e kundërshtoi, duke thënë se ekspertiza ekzistuese përcaktonte qartë veprimet e të akuzuarit.

Gjykata e refuzoi kërkesën, duke theksuar se në seancën fillestare i akuzuari duhet të deklarohet lidhur me fajësinë ose pafajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Klankosova.tv.

Laurent Krasniqi, 29 vjeç, i njohur për reklamat dhe videot humoristike në rrjetet sociale, vdiq mbrëmjen e 2 shtatorit. Palën e dëmtuar, Xheneta Krasniqi, e përfaqëson avokati Fanol Krasniqi.