Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka pretenduar nga foltorja e Kuvendit se ekzistojnë video komprometuese të Ergys Agasit me përfaqësues të mazhorancës, duke i krahasuar me videot e Adrian Hilës.
“Ato videot e Adi Hilës, ato janë lule krahasuar me çfarë janë videot e Gys Agasit me ju. Po, po, videot e Gys Agasit me ju janë turpi i turpeve të njerëzimit. Dhe do dalin, po, po…”, deklaroi Berisha.
“Mos qeshni, se jeni aty (në video). Arkiva juaj e krimit nuk ka fund, ndaj dhe ju doni të shkelmoni Kushtetutën”, u shpreh ai.
Berisha nuk përmendi emra konkretë ministrash dhe nuk paraqiti prova për ekzistencën apo përmbajtjen e videove. Ai nuk sqaroi as kur dhe në çfarë rrethanash mund të publikohen ato.