Mesazhi që sot merr tjetër kuptim/ Ja çfarë i shkruante Blerina Matraku gruas së Adi Hilës

Pas reagimeve të Blerina Matrakut për videot që qarkulluan në rrjet, është rikthyer në vëmendje një komunikim i saj me Klaudia Hilën, bashkëshorten e Adrian Hilës.

Në imazhin e publikuar, që i referohet një bisede rreth tetë vite më parë, Blerina shkruante: “Ti je dashuri”, ndërsa Klaudia përgjigjej: “Të puth fort dritë!”.

Në reagimin e fundit, Matraku i kërkoi falje Klaudias dhe vajzave të saj për dhimbjen që mund t’u jetë shkaktuar. Ajo kërkoi që videot të mos shpërndahen më, duke theksuar se i është cenuar privatësia.