Kthesë e madhe për Sali Berishën: Kushtetuesja sapo dha vendimin

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Sali Berishës për masën “Detyrim për paraqitje”, duke shfuqizuar vendimin përkatës të Gjykatës së Lartë dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.

Sipas Kushtetueses, masa ndërhyn në lirinë e lëvizjes, të garantuar nga neni 38 i Kushtetutës. Gjykata e Lartë nuk u kishte dhënë përgjigje të mjaftueshme pretendimeve mbi nevojën dhe përshtatshmërinë e kësaj mase ndaj kreut të PD-së.

Vendimi nuk nënkupton heqjen automatike të masës së sigurisë. Gjykata e Lartë duhet të rivlerësojë argumentet dhe të japë një arsyetim të ri, duke marrë parasysh standardet kushtetuese.