Sipas parashikimeve astrologjike, hyrja e Uranit në Binjakë më 26 prill 2026, pas më shumë se tetë dekadash, shënon një fazë ndryshimesh deri në vitin 2033, sidomos në komunikim, informacion dhe teknologji.
**Dashi:** Ide dhe vendime të papritura mund të sjellin mundësi, por edhe përplasje në komunikim. Mendohuni para se të reagoni.
**Demi:** Vëmendja kalon te financat dhe vlerat. Përshtatuni me ndryshimet dhe mos e lidhni sigurinë vetëm me anën materiale.
**Binjakët:** Parashikohen ndryshime në identitet, mendim dhe stil jete. Pranojini kthesat dhe çlirohuni nga gjërat që ju pengojnë.
**Gaforrja:** Frikërat e vjetra dhe mendimet e pathëna dalin në sipërfaqe. Kushtojini vëmendje intuitës dhe proceseve të brendshme.
**Luani:** Njohjet dhe bashkëpunimet e papritura mund t’ju ndryshojnë drejtimin. Qëndroni të hapur ndaj rretheve të reja.
**Virgjëresha:** Karriera dhe mënyra si e ndërtoni suksesin mund të ndryshojnë papritur. Pranojeni pasigurinë dhe mos kërkoni të kontrolloni gjithçka.
**Peshorja:** Udhëtimet, mësimi dhe ndryshimi i këndvështrimit hapin horizonte të reja. Dilni nga rutina për të zbuluar mundësi.
**Akrepi:** Parashikohen ndryshime të thella në marrëdhënie, besim dhe lidhje emocionale. Raportet sipërfaqësore mund të mos zgjasin.
**Shigjetari:** Partneritetet dashurore dhe profesionale kalojnë në provë. Disa mund të përfundojnë, të tjera të nisin papritur. Mos u kapni pas asaj që nuk funksionon.
**Bricjapi:** Puna, rutina dhe përditshmëria ndryshojnë. Tregohuni më të përshtatshëm dhe kërkoni mënyra të reja funksionimi.
**Ujori:** Periudhë e favorshme për krijimtarinë, dashurinë dhe shprehjen personale. Shfrytëzojeni frymëzimin për të shfaqur idetë tuaja.
**Peshqit:** Mund të ketë ndryshime në shtëpi, familje dhe marrëdhënie. Ndërtoni sigurinë nga brenda për t’i përballuar më lehtë.
/Telegrafi