Shkencëtarja serbe Dubravka Stojanoviq ka folur për albanofobinë në Serbi dhe rrënjët historike të saj.
“Albanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar”, thotë Stojanoviq.
Sipas saj, kjo urrejtje mund të marrë formën e racizmit kur shqiptarët konsiderohen racë inferiore. Ajo përmend edhe përdorimin fyes të termit “shiptari” në gjuhën serbe.
“Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe janë të lidhura me aspiratat e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Otomane, të cilat banoheshin nga shqiptarët.
Pas luftës serbo-turke dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, ndodhin dëbime masive me dhunë të shqiptarëve etnikë nga rajonet e pushtuara (kryesisht nga rrethi i Toplicës, dikur i banuar me shqiptarë) dhe duke djegur fshatrat shqiptare dhe pjesë të qyteteve.
Edhe pse shumë personalitete serbe atëherë e kanë kundërshtuar dëbimin e popullsisë shqiptare, kryeministri serb Milan Piro?anac me këtë rast kishte deklaruar për këtë: Nëse do t’i lejonim të qëndrojnë këtu, do të na krijojnë probleme”, tregon shkencëtarja.
Stojanoviq përmend edhe projekte anti-shqiptare të intelektualëve serbë dhe synimet territoriale në Kosovë, Maqedoninë perëndimore e veri të Shqipërisë.
“Ata, popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovës dhe Maqedonisë i paraqesin si lum vërshues i dalur nga shtrati i vet dhe se Serbia do të kthehet në të ashtuquajturin kufi. “E drejta e Shqipërisë”, thotë Stojanoviq.
/infoshqip.com