Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar në rrjetet sociale rrethanat e
ngritjes së aktakuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke përmendur ardhjen e Jack Smith në drejtimin e Prokurorisë së Specializuar.
“Kur në Gjykatën Speciale ka qenë një prokuror jo politik e normal, ai as nuk ka ngrit aktakuzë, sepse nuk ka pasur bazë. Pastaj në Gjykatën Speciale ka ardhur Jack Smith dhe t’gjithë e dimë çka ndodhi”, ka shkruar Mehmetaj.
Postimi nuk paraqet prova për ndikim politik në aktakuzat. Ndryshimi i drejtimit të prokurorisë apo mungesa e aktakuzave më herët nuk dëshmojnë, në vetvete, motive politike ose mungesë baze për hetime.