Tozaj i kërkoi të mbështeste studentët, Mimoza Ahmeti i dha përgjigjen që ndezi sherrin mes tyre

Gazetari Elton Tozaj ka publikuar në Instagram mesazhe private që, sipas tij, ka shkëmbyer me poeten Mimoza Ahmeti për protestat në Shqipëri.

“Po për Shqipërinë, o Moza, a ke ndonjë fjalë? Se aty e fitove Fermën, nuk e fitove në Francë. Kjo që je sot, prej popullit shqiptar je. Pak solidaritet nuk bën dëm”, i shkruan Tozaj.

Poetes i atribuohen përgjigjet “Shiko si po digjet bota dhe kupto” dhe “Ta shpjegon ky sipër se dhe atje po digjet”, kjo e fundit duke iu referuar një materiali të dërguar. Në bisedë shfaqet edhe mesazhi: “Vendi nuk digjet, as shtëpia”.

Në një tjetër shkëmbim, Ahmetit i atribuohen mesazhet “Vazhdoni të jem obsession i juaj, sepse vërtet përbëj” dhe “Merr like me mua”. Tozaj përgjigjet: “Qyqa, like nga ty?” dhe “Ule delirin e madhështisë, Moza”. Krahas publikimit, ai shkroi: “Të pjerdhë gjithë kjo mendje kështu, se di dmth!”.