Po qarkullojnë aludime se protestat studentore në Tiranë mund të ndikojnë në planet e Top Channel për nisjen e “Big Brother VIP Albania 6”.
Televizioni nuk ka shpallur ende një datë zyrtare për premierën, ndaj nuk ka një shtyrje të konfirmuar. Çdo ndryshim i mundshëm mbetet në nivel spekulimesh.
Ndërkohë, për shkak të zhvillimeve në vend, Top Channel njoftoi zëvendësimin e një transmetimi të “Live me Luizin” me një edicion special të “Top Story” me Grida Dumën.