Një deklaratë me pesë pika, e iniciuar nga Forumi për Dialog Politik dhe e nënshkruar nga 735 pedagogë e figura publike, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare.
Nënshkruesit i kërkojnë policisë të ndalë dhunën ndaj studentëve dhe të refuzojë urdhrat e paligjshëm. Përfaqësive diplomatike në Tiranë u bëhet thirrje të ndërhyjnë publikisht për ndalimin e shkeljeve të të drejtave themelore.
Protestuesve u kërkohet të mbrojnë bizneset dhe pronën publike e private, ndërsa qytetarëve të Tiranës t’u dalin në mbrojtje të rinjve përballë dhunës shtetërore.
Mes firmëtarëve përmenden Stefan Çapaliku, Ardian Ndreca, Fatos Tarifa dhe Lutfi Dervishi.