Një i ri i maskuar është bërë viral gjatë raportimit të një gazetareje nga protesta studentore në Tiranë, duke mbuluar fillimisht gojën, më pas veshët dhe në fund sytë.
Kur gazetarja e pyeti nëse dëshironte të përcillte ndonjë mesazh, ai nuk foli, por përsëriti gjestet.
Ato përkojnë me simbolikën japoneze të tre majmunëve të mençur: “See no evil, hear no evil, speak no evil”, që përkthehet “Mos shih të keqen, mos dëgjo të keqen, mos fol për të keqen”.
Tradicionalisht, simboli lidhet me shmangien e së keqes. Në kontekstin e protestës, gjestet mund të interpretohen si kritikë ndaj atyre që zgjedhin të mos shohin, të mos dëgjojnë dhe të heshtin përballë padrejtësive.