“Ka refuzuar…”/ Vajza e Jakup Krasniqit zbulon vendimin e fortë që ai mori në Hagë

Gresa Krasniqi ka shprehur shqetësim për babanë e saj, Jakup Krasniqi, i cili, sipas saj,

ka refuzuar një kontroll mjekësor dhe ka vendosur të mos marrë më kujdes shëndetësor në institucionin ku mbahet në Hagë.

Ajo tregoi se gjatë një telefonate, i ati e lidhi vendimin me bindjen se po mbahet padrejtësisht dhe se prej gjashtë vitesh i janë mohuar të drejtat njerëzore. Gresa theksoi rëndësinë e kujdesit shëndetësor për shkak të moshës së tij.

“Si mund t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre institucioneve, kur ai ndihet i tradhtuar pikërisht nga drejtësia që duhej ta mbronte?”, ka shkruar ajo.

Gresa i përcolli mbështetjen e familjes dhe e cilësoi padrejtësi dënimin e të atit me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara, të shqiptuar rreth një muaj më parë.