Studenti çon Edi Ramën në gjykatë për shpifje/ Avokati zbulon sa mund t’i kushtojë kryeministrit: “Deri në…”

Studenti protestues Sardi Xibri ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Edi Ramës, duke kundërshtuar pretendimin e kryeministrit se ka precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Në një videomesazh me avokatin Altin Goxhaj, ai paraqiti dëshminë e penalitetit, e cila, sipas tyre, tregon se është i padënuar.

Goxhaj paralajmëroi tri padi, duke thënë se secila mund t’i kushtojë Ramës deri në 30 milionë lekë të vjetra në dëmshpërblim, nëse kërkesat pranohen nga gjykata. Shuma përfaqëson pretendimin e avokatit dhe nuk është një detyrim i vendosur nga drejtësia.