Termet në Prokurorinë e Pejës/ Merret vendimi drastik kryeprokuroren dhe prokuroren e rastit

Këshilli Prokurorial i Kosovës

ka pezulluar nga detyra kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferri, pas dyshimeve për mosveprime në rastin e Arlinda Zekajt.

Vendimi u miratua të enjten me shtatë vota pro në mbledhjen e jashtëzakonshme, pas rekomandimit të kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, i cili kishte njoftuar edhe procedurë disiplinore. KPK-ja themeloi gjithashtu një grup hetimor për shqyrtimin e çështjes.

Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, tri ditë pasi kishte kërkuar ndërhyrje urgjente për mbrojtjen e saj. Në një bisedë audio të publikuar nga mediat, ajo shprehte frikë për jetën e saj dhe sigurinë e djalit.