“Nëse më gjen diçka…”, BISEDA E FUNDIT me zë të dridhur e Arlindës me MOTRËN e saj

Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar një tjetër bisedë të Arlinda Zekajt me motrën, ku ajo shpreh frikë për sigurinë e saj dhe shqetësim për djalin, raporton Klan Kosova.

“Jo nuk rrinë policia, po veç le të provojnë le të më prekin edhe tani veç dijeni ju familja jem, edhe e dini ku mu drejtu, nëse më gjen diçka se unë nuk dal prej shpisë me ditë që rrotullohet krejt dynjaja. Unë hi e msheli derën, si të më afrohet Jetoni dy metra unë e thirri prapë policinë, kanë me ardh orë e çast këta sonte.

More duhet me ma dhanë edhe djalin. Djali nuk e di as ku është. Motër këtë qëllim e kanë këta, nuk dua edhe djali, djali ka me nejt ngat meje motër. Nuk e kanë pru, nuk e di. Tash hy e kqyri që jo do ta thirri apet 192.

Motër nuk më lajnë me hi mo në shtëpi, a nuk po e din çfarë shteti osht ky. Nuk ma dhanë, veç çelsin ma dhanë deri qitu me të pru. Qitu unë ko me i thirrë çdo sekond. Edhe nëse më mbytin, këta do të japin përgjegjësi.”