EKSKLUZIVE/ Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt

Emisioni “MAT” në Klan Kosova, i gazetares Blerta Ahmeti, ka transmetuar një video ku shihen duke u djegur rrobat e Arlinda Zekajt, ndërsa dëgjohet gjuhë fyese ndaj saj.

Sipas pretendimeve të bëra më herët, regjistrimin ia kishte dërguar ish-bashkëshorti i saj.

Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Prokuroria dyshon se motivi lidhet me denoncimin që Arlinda kishte bërë ndaj ish-bashkëshortit për dhunë në familje.