Deputeti i PD pIas ‘B0MBËN’, tregon sa vite burg rrezikon Balluku sipas informatave

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka kritikuar votimin e 18 ligjeve në Kuvend mes tensioneve, duke e cilësuar agjendën provokuese në kushtet e krizës.

Ai akuzoi gjithashtu SPAK-un për standarde të dyfishta, duke iu referuar Belinda Ballukut dhe drejtuesit të opozitës:

“Po të kalosh akuzat kalon masën 60 vjet burgim. Edhe e thërret aty për karton. Aty ishin pas dere kryeministri dhe zv.kryeministrja. E kemi bërë me dije, SPAK e përfundoi hetimin, ka një drejtësi me dy standarde. Që liderin e opozitës pavarësisht se nuk ka gjetur asnjë provë. Pavarësisht se e kanë hetuar në 3 breza, nuk kanë gjetur asgjë, jo më 2 vila të fshehura. Asnjë implikim, e panë të arsyeshme të tregonin muskujt me liderin e opozitës duke e burgosur një vit para zgjedhjeve.

Më në fund guxuan që një zv.kryeministre në detyrë ta merrnin të pandehur, pasi kryeminstri u tregoi dhëmbët nuk patën kurajo të shkonin deri në fund. Tani nga 1 akuzë ka kaluar në 7 akuza. Përsëri nuk e panë të arsyeshme të kërkonin masë, zonja mund të dalë dhe të votojë e lirë. Mund të dalë zonjë të votojë 18 ligje sot. për SPAK kjo është normale.

Në teori akuza duhet ët jetë e faktuar. Në momentin që janë 7 akuza janë mbyllur hetimet. Është një çështje që SPAK e lag sot zonjën Ballukun dhe e rruan për disa vjet.”