Jul Deda ka treguar në “Andale” se largimin nga drejtimi i “Fiks Fare”
e mësoi nga portalet dhe ende nuk e di arsyen.
“Do të drejtën fare, të mos t’i biem anash? Unë akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh”, u shpreh ai.
“Po kush e vendosi që Jul Deda nuk është më drejtues i Fiks Fare? Ledioni, Lori? Kush?”, u pyet aktori. “Jo, jo, më lart, patjetër”, u përgjigj Deda, pa përmendur emra.
“Akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh dhe akoma s’e di arsyen. E mora vesh nga portalet. Pas portaleve, pata një telefonatë nga drejtuesit”, tregoi ai.