Zbardhet kercënimi ndaj Arlindës që TR0NDIT para vr*sjes së saj: “Ditët i ke të numëruara”

Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik R. Berisha, ka deklaruar në “Debat Plus” se më 12 nëntor 2025 ajo i kishte shkruar vëllait për kërcënimet që, sipas saj, i kishte bërë bashkëshorti, Jeton Sylaj.

“Arlinda shkoi fizikisht nga kjo jetë në mënyrën më tinzare të mundshme ku një i ligë ia mori jetën, por duhet ta nënvizoj edhe një fakt që jeta e Arlindës nuk është marrë vetëm atë natë, si veprim ka ndodhë atë natë por si planifkim si paralajmërim së paku kemi prova të prekshme me paralajmërim shumë më herët se ditët i ke të numëruara. Arlinda më 12 nëntor të vitit 2025, një vit më herët, i shkruan vëllait të saj (nuk e permend emrin) dhe i thotë vetëm po dua me të njoftu se Jetoni më paralajmëroi se krejt Kosova ka me marrë vesh se çka ka me ndodhë me ty, shijoj edhe këto ditë që të kanë mbetur. Ky është një parafrazim e 95% e tekstit, tw cilin ne tash e kemi si mesazh dhe qw e kemi deponu aty ku e ka adresw.”, u shpreh Berisha.

Ai kritikoi trajtimin institucional të kërkesave të Arlindës për ndihmë dhe theksoi se familja kërkon drejtësi edhe për gratë e tjera që përballen me dhunë.

“Ne jemi të interesuar për drejtësi, jo drejtësi hakmarrëse, për një person që ka humbur jetën në mënyrën më makabre të mundshme, por edhe për ato gra që janë në pritje për këtë drejtësi dhe për ato viktima të cilat nuk dinë me shkrujt e nuk njohin askënd në Polici e Prokurori”, deklaroi ai.