I dashuri po e frenon Anjezën në BBVK? Detaji që ngriti dyshime

Anjeza Gubetini do të jetë në nominim të përhershëm në “Big Brother VIP Kosova 5”, pasi rezultoi më pak e votuara në televotimin e hapur të premten e kaluar. Ajo tha se nuk e priste këtë rezultat.

Në “Ora 7”, grimerja Blerdina Zhitia u shpreh: “Anjeza edhe jashtë ka pasë negativitet prej publikut. Zoja ka më shumë mbështetës”.

Gazetari Agon Rexhepi tha se e njeh Anjezën jashtë formatit dhe se ajo është shumë më e gjallë sesa po shfaqet brenda shtëpisë.

Ndërsa Blerina Shoshi dhe Klea Kabashi sugjeruan se tërheqja e saj mund të jetë strategji loje ose të lidhet me presionin nga jashtë, ndoshta për shkak të të dashurit.