Tragjedi në familjen shqiptare/ 21-vjeçari dyshohet se i mori jetën nënës

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre në Chiari të Breshias, raporton “Corriere della Sera”.

Ngjarja dyshohet se ndodhi gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit. I riu u largua nga banesa dhe më pas u paraqit vetë te Karabinierët në Kremona, ku, sipas mediave italiane, pranoi vrasjen.

39-vjeçarja e kishte rritur të birin e vetme, me mbështetjen e vëllezërve. Kryetari i shoqatës së shqiptarëve në Chiari, Dennis Beqiri, shprehu tronditjen e komunitetit.

“Jemi të tronditur. Nuk i dimë arsyet e këtij veprimi dhe nuk arrijmë ta kuptojmë”, është shprehur ai.

Autoritetet italiane po hetojnë motivin dhe rrethanat e ngjarjes.