Jul Deda thyen heshtjen për rrogën në Top Channel: Shifra mujore befason të gjithë

Jul Deda ka treguar në emisionin “Andale” sa paguhej në Top Channel në vitin 2005, kur ishte pjesë e “Portokalli”.

“Duhet të bëjmë një dallim të vogël. Pagesat që ne kemi marrë në vitin 2005 në Top Channel, për kohën, kanë qenë jashtëzakonisht të mira. Në 2005 kam marrë 3 milionë lekë të vjetra të ardhura mujore. Por që të kuptohemi, kjo s’ka të bëjë me sot”, u shpreh Jul Deda.

Shuma është e barabartë me 300 mijë lekë të reja në muaj. Aktori nuk bëri të ditur sa paguhej së fundmi.