Nis numërimi mbrapsht për BBVA 6/ Këta janë emrat që pritet të hyjnë në shtëpi

Ledion Liço ka nxitur diskutimet për edicionin e ri të “Big Brother VIP Albania” me postimin “Thonë se ju ka marrë malli”. Data e nisjes së spektaklit ende nuk është konfirmuar.

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Ardi Borova hodhi idenë e surprizave për shikuesit:

“Do më pëlqente fakti se si sivjet mënyra e të qenurit nga televizioni brenda familjes ndoshta mund të qaset në një mënyrë tjetër, jo vetëm me personazhe, por edhe me ndonjë surprise. Je duke parë Bigun, të bie dera, hapet dera, të vjen kamera e Topit dhe të thotë: Çfarë je tu pa Bigun?”

Në studio u diskutua rikthimi i mundshëm i Arbër Hajdarit si opinionist. “Kam dëgjuar një thashethem që po më thonë se mund të jem edhe unë pjesë e Big Brother”, u shpreh njëri prej të pranishmëve.

Mes emrave të përfolur si banorë ishin Bujar Qamili, Mira Konçi, Robert Berisha, Viola Spiro, Deta Kokomani dhe Fero. Desjana Rapaj veçoi dy prej tyre:

“Më interesantë për mendimin tim do të ishin Fero dhe Bujari. Bujar Qamili po dhe po, por dhe Fero do ishte një prurje e mirë.”

Për Robert Berishën, ajo tha: “Te Roberti nuk po futem shumë, se Roberti është vetëm si të bëj si i bukur ashtu. Hajde, mirupafshim!”

Gjatë komenteve për pamjen e këngëtarit u dëgjua edhe batuta: “Gjyshja ime më ka thënë: Bashkëshorti duhet të jetë pak më i bukur se majmuni”.

Ardi Borova vlerësoi se shumica e emrave të përmendur nuk do të qëndronin gjatë në shtëpi:

“Unë do të thoja kështu: 80% prej atyre dalin javën e parë, maksimumi të dytën, mos më bëj të vendos gishtat. Bujari nuk e mban atë izolimin. Kur hyn brenda ka një tjetër atmosferë aty.”

Për Mira Konçin u diskutua nëse mosha dhe angazhimet familjare mund t’ia vështirësonin përvojën. Oksana kundërshtoi: “Po pse moshën e shihni? Mund të varet nga aftësia, nga ambicia, nga tipi, çfarë karakteri ke?”

“Do të doja që të ishte ndonjë femër që të tregojë, të motivojë, të ketë një eksperiencë në jetë pozitive për të motivuar sa më shumë femrat”, u shpreh një prej të ftuarave.