Ish-banorja Benita Zena ka dalë në mbështetje të Jonës pas përballjes me Doresën në “Big Brother VIP Kosova 5”. Debati për pretendimet për bullizim në një grup të mbyllur në Facebook përfundoi pa kërkimfalje.
Benita publikoi disa mesazhe private që kishte marrë nga Jona gjatë edicionit të kaluar. Në njërin prej tyre, Jona i shkruante: “Shumë padrejtësi t’u bë. Qëndro e fortë. Të dua”.
“Unë mendoj që një periudhë kaq e gjatë kohore mund t’i ndryshojë shumë njerëzit, por sinqerisht nuk i di të gjitha historitë dhe as gjithçka që ka ndodhur dy vajzave. Megjithatë, nga ajo që kam parë dhe nga mënyra se si më ka respektuar dhe mbështetur mua si femër, unë jam me Jonën”, ka shkruar Benita.
