Xheneta Fetahu ka reaguar ndaj Milaim Zekës pasi ai komentoi në Top Albania Radio reagimin e saj të tërthortë ndaj Brikenës. Debati nisi pas një fotografie ku Brikena pozonte me një bluzë me mbishkrimin “jam pronë private e Mateo Borrit”.
I pyetur nëse Xheneta kishte të drejtë të reagonte, Zeka u përgjigj “absolutisht jo” dhe shtoi: “Xheneta është hala me beter se Brikena, Xheneta ka demonstru dhunë në Big Brother, jashtë Bigut, unë kam krejt qasje tjetër”.
Fetahu iu përgjigj me akuza ndaj Zekës:
“E di qe s’munesh me folë mirë për mu masi nuk kom pranu me’m shit ti naper Spanjë te shokët e tu. Mos m’shti met degjeneru n’sy popullit se kam dëshmi. Rri n’ven tanin mos ma fëlliq emrin. Edhe për familjen tem ha dhe e se kthej kryt mbrapa. E paske harru veten sa ke shah e ke ofendu neper studio televizive. Je njeri i fundit qe jep men”, ka shkruar Xheneta.
