Këngëtari Drilon Jahdahuti ka pretenduar se Jona Krasniqi, banore e “Big Brother VIP Kosova 5”, dhe disa vajza të tjera e kishin bullizuar gjashtë ose shtatë vjet më parë për këngën “Reja e nanës tem”. Sipas tij, raportimet e grupit kishin ndikuar edhe në mbylljen e llogarisë së tij në Instagram.
“Le që u kallxu bullizuese sot live në TV, po qikjo qike me qat grup s’ka lon gjo pa than për kangën tem”, shkroi Jahdahuti në Instagram.
Ai tha se kënga ka arritur afro nëntë milionë klikime dhe shprehu shpresën që Jona të reflektojë.
