Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bisedoi me telefon me homologun amerikan, Donald Trump.
Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdogan shprehu besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të zgjerohet.
Erdogan bëri thirrje që SHBA-ja dhe Irani t’u japin fund tensioneve dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë. Për luftën në Ukrainë, ai tha se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit dhe theksoi nevojën për më shumë angazhim me Kievin dhe Moskën.
Erdogan e falënderoi gjithashtu Trumpin për mbështetjen ndaj samitit të Organizatës së Shteteve Turkike.