Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për protestat në Prishtinë, që pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme.
Sipas [njoftimit të 12 nëntorit](https://xk.usembassy.gov/demonstration-alert-u-s-embassy-pristina-kosovo-october-28-2026-2/), protestuesit pritet të mblidhen kryesisht në qendër të qytetit, ndërsa tubimet mund të shtrihen shpejt në zonat përreth.
Ambasada thotë se tubimet mund të nisin në mënyrë paqësore, “por të përshkallëzohen shpejt pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, në shërbime dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve”.
“Personeli i Ambasadës në Prishtinë gjithmonë këshillohet që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha”, thuhet në njoftim.
Para dhe gjatë protestave mund të ketë prani të shtuar policore dhe devijime të qarkullimit. Ambasada u kërkon qytetarëve pranë tubimeve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin përditësimet e saj dhe të mediave lokale.