“Flamurin s’do ta lëshoj kurrë”/ Historia prekëse e Agron Jeminit, flamurtarit të protestës

Agron Jemini, flamurtari i protestave të lëvizjes Flamingo, thotë se nuk do t’i paguajë gjobat që ka marrë. Ai merr pjesë që nga dita e parë dhe prej gjashtë muajsh del çdo pasdite në bulevard me flamurin shqiptar.

“Flamurin s’do ta lëshoj kurrë.”

“Jam gjobitur mbi 15 herë, jo se më bezdis gjoba, se do t’i ankimojmë. Por më bezdis fakti se unë që jam flamurtari dhe ai xhaxhi, ne nuk bllokojmë, s’bëjmë akte vandale. Unë mbrëmë ndenja në trotuar dhe gjobën e mora si bllokim rruge”, tha ai.

Jemini thotë se proteston për kushtet e vështira të jetesës, pensionin e të atit dhe flamurin. Ai është shoqëruar dy herë në komisariat dhe vazhdon t’u bashkohet studentëve pas punës.

**Agron Jemini:** Gjatë ditës punoj dhe i shoh më shumë në Instagram që janë në filan vendi dhe i mbështes me flamurin.

**– Çfarë pune bën?**

**Agron Jemini:** Unë ngarkim-shkarkim uji, por e kam si objektiv që duhet të shkoj në shtëpi të shoh babin, t’i bëj gjellën dhe pastaj të vij këtu, sepse oraret e policisë mund të ndalohesh dhe ngel babai pa bukë. E kam merak shumë.